Korça do të ketë aeroportin e vet turistik për fluturimet sportive

TIRANË, 19 prill/ATSH-Maela Marini/ “Korça do të ketë aeroportin e vet turistik sportiv për fluturimet sportive”.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, në një takim me banorët e Korçës, ku iu drejtua ndër të tjera kryetarit të bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, duke i kërkuar që në zgjedhjet e 25 prillit të nxjerrë rezultatin më të mirë se çdo herë tjetër për PS-në në Korçë.

“Niko foli për aeroportin turistik. Unë flas për 4 porta nga qielli dhe këtu kam parasysh fluturimet ndërkombëtare, aeroporte komerciale. Për stadiumin dua 7, për këtë tjetrin nuk do rri të numëroj, si 6, si 7, Korça do të ketë aeroportin e vet turistik sportiv për fluturimet sportive”, tha Rama.

“Ia kam thënë Raqkës nxirr rezultatin këtu më të mirë se çdo herë tjetër, dhe ne në maj të dorëzojmë ty fondin që të ndërtosh aeroportin turistik. Në maj. Nxirr rezultatin, se nëse këtu vjen ‘Babalja’, jo aeroporti turistik, por do bëhet Korça prapë nga e para për t’u zënë në radhë se kush do të vijë te dera që t’i japësh kioska, kërnacka, qepë, do mbushet me era qepë, ndaj nxirr rezultatin”, tha Rama.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.