Kali im i betejës paketa 10 miliardë për ta futur Shqipërinë në ligën e kampioneve të Europës për turizëm

TIRANË, 19 prill /ATSH – I. Vata- Kryeministri Edi Rama tha se “kali im i betejës është paketa 10 miliard për ta futur Shqipërinë në Ligën e Kmpioneve të Europës për turizëm”.

Kryeministri Edi Rama tha se “kali im i betejës është Shqipëria përtej pandemisë. Kali im i betejës është paketa 10 miliard për të transformuar gjithë infrastrukturë portuale dhe aeroportuale, për t’i hapur Shqipërisë katër porta nga deti dhe katër nga qielli që udhëtarë nga mbarë bota të vijnë në këtë vend dhe për ta  futur Shqipërinë në ligën e kampioneve të europës në turizëm.

“Kali im i betejës është për ta bërë Shqipërinë eksportuese neto  të energjisë, që  të mos blejmë asnjë euro energji nga jashtë. Kali im i betejës është që të çojmë eksportet bujqësore mbi 1 miliard”, tha ai.

I pyetur se pse nuk i bëtë për 8 vite, Rama tha se “si ta bënim ne Shqipërinë eksportuese të energjisë kur ne erdhëm në detyrë dhe Shqipëria  ishte pranë kolapsit energjitik me gjysmën që nuk paguante dhe gjysmën tjetër që paguante për gjysmën që  nuk pagunte dhe me vjedhjet në energji që ishin në shifra të  panjohura në rruzullin tokësor. Si ta bëja eksportuse ne të energjisë pa vendosur një herë themelet në një kënetë degjeneruese, që u kthy në një bazë solide dhe pastaj u ngritën shtyllat dhe kalimin në  një fazë tjetër”.

“Çfarë portesh dhe aeroportesh të ndërtoja unë kur erdhëm ne në krye të detyrës. Kush ishin njerëzit që do të vinin këtu edhe ta shkonin Shqipërinë me sytë q e shohin sot. Kush vinte këtu të investonte miliarda, do vinte këtu Alabar në Shqipëri ku s’kishte drita. Nuk vinte dot një investitor serioz në Shqipëri për të ndërtuar portin më të madh turistik të Mesdheut, në një vend ku s’kishte asnjë garanci, ku s’kishte asnjë shërbim. Në një vend ku policët hani fara kungulli dhe lule dielli nëpër udhëkryqe, një vend ku nuk respektonte njeri semaforët. Në një vend ku kriminaliteti ishte në shifra alarmante, në një vend ku nuk kishte asnjë mundësi të përballoje erën. Në një vend ku burrokracia ishte katastrofë. Prandaj vijnë tani sepse Shqipëria është bërë gatoi për të ikur përtej pandemisë dhe për të hipur në një nivel tjetër”, tha ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.