Kadastra përfundon regjistrimin fillestar të tokave bujqësore në Roskovec

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Pas disa muajve në terren dhe në zyrë është bërë e mundur nga Kadastra Shqiptare regjistrimi fillestar i tokave bujqësore, zona kadastrale 3196, Roskovec.

Kadastra Shqiptare bën të ditur se “kjo njësi administrative ka 5173 pasuri. Darzeza, zona kadastrale me 3490 pasuri ka përfunduar konsultimin publik dhe brenda pak kohe do të jetë gati për të aplikuar qytetarët për t’u pajisur me dokumente pronësie”.

Sipas saj, me mbylljen edhe të kësaj zonë kadastrale përfundon në Fier procesi i regjistrimit të tokave bujqësore.

Të gjithë AMTP-mbajtësit të cilët gjejnë emrin në listë, të aplikojnë në portalin e-Albania për të tërhequr certifikatën e pronësisë.

https://www.ashk.gov.al/wp-content/uploads/2021/04/LISTA-AMTP_NJE-NGASTER-PER-CDO-PRONAR.pdf?fbclid=IwAR0YE6qRCssxBE5JAPBH2lSlINWiimRpCSgpZL0jKoPzPW4-Ma-aLf19_6M

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.