“I rikthyem shkëlqimin liqenit të Pogradecit”/ Gjylameti: PS, alternativa e duhur për të vijuar transformimin e qyteteve

TIRANË, 19 prill /ATSH – I. Vat/ Kandidatja e Partisë Socialiste në Pogradec, Blerina Gjylameti i bëri thirrje qytetarëve të Pogradecit të votojnë me 25 prill numrin 12, Partinë Socialiste, pasi PS do ta transformoj qytetin e Pogradecit në një destinacion të rëndësishëm turistik.

Në fjalën e saj gjatë takimit në Pogradec ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama Gjylameti tha se, “kemi vetëm 6 ditë nga një datë e rëndësishme, një datë e cila nuk është thjeshtë një ushtrim demokracie por ka të bëjë me atë çfarë është, një nga projektet më të mëdha, ka të bëjë me atë me atë flamur që valvitet atje, që të vazhdojmë më tutje me Shqipërinë e të ardhmes tjetër, me Shqipërinë e fëmijëve, të rinjve që janë votues për herë të parë dhe të cilët do të ken mundësi shumë herë më të mira që të vijnë në Pogradec dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre. Të kontribuojnë për Pogradecin, të kontribuojnë për të gjithë Shqipërinë, se në fund nëse ka një njeri i cili e ka treguar me punë në këto 8 vite, ka treguar se është njeriu i duhur për punët, njeriu i duhur për Shqipërinë ai është Edi Rama”.

“E pamë sesi e menaxhoi Tiranën, e ndryshoi rrënjësisht atë dhe po kështu ka 8 vite që transformon çdo qytet që nga Konispoli dhe deri në Theth, pa patur dasi. Ndërkohë nga ana tjetër kemi një figurë e cila sa herë i është dashur të bëjë një punë e ka kthyer besimin me gjumë me dhunë, me sharje me fyerje. Asnjëherë nuk është zgjedhur, por gjithmonë e kanë caktuar, ndërkohë Edi Rama gjithmonë është zgjedhur me besimin e qytetarëve e  Shqipërisë, pavarësisht qytetit ku janë”, tha ajo.

Gjylameti shtoi se “ne në Pogradec më shumë se kurrë mund ta themi këtë, i dha dhe një herë shkëlqimin e duhur liqenit tonë, kësaj mrekullie të natyrës por që ishte zaptuar. I riktheu Pogradecit të gjithë shkëlqimin që ka, i riktheu veprat, artin, kulturën, qytetarinë. Dhe nëse ka një qytet, që mund ta themi me gojën plotë se është transformuar dhe pret për t’u transformuar më shumë është bashkia jonë sepse realisht e kishin ata më parë dhe e patë se çfarë i bënë. E lanë në harresë totalisht, e lanë si një cep, nuk pati kush një projekt për Pogradecin. E kemi parë se edhe kur bashkia ishte në duart e të tjerëve nuk dorëzuan një projekt për t’ju përgjigjur të gjithë besimit që dhanë qytetarët, ndaj të dashur miq, mikesha, qytetarë me datën 25 kemi dy alternativa të votojmë njeriun e duhur i cili në çdo punë që i është besuar ka treguar se ndryshon çdo gjë rrënjësisht, apo të votojmë atë që kudo që e çojmë përgjigjet me mënyrën më të gabuar të mundshme”.

“Kemi dy alternativa, njeriun e punës apo njeriun e dhunës? Kemi dy alternativa, njeriun që shkatërron apo njeriun që ndërton dhe do u japi përgjigje të gjithë atyre që u cenuan nga fatkeqësitë nga më të mëdha që ka patur kombi shqiptar. Do kemi alternativen e sëmundjes apo alternativën e vaksinimit për të qenë në përgjigje të shëndetit të qytetarëve, do kemi njeriun e punës, apo njeriun e gjumit. Do kemi alternativën e duhur për Shqipërinë, njeriun i cili ka transformuar çdo qytet, çdo cep, çdo institucion. Ka bërë reforma ngamë të rëndësishmet që ka parë shteti shqiptarë dhe ne sot do ti kërkojmë me votën tonë, një votë e cila do të jetë nga më plebishitaret që ka patur ndonjëherë se qytetarët pogradecar dinë mirë ti përgjigjen modelit të duhur dhe ai është Edi Rama, Partia Socialiste me numrin 12 sepse ne do ti kërkojmë më shumë investime”, tha ajo

Gjylameti shtoi se ne jemi destinacioni i turizmit sepse qytetarët do vijnë dhe do ndalojnë në Pogradec dhe kjo falë punës së Edi Ramës.

“Kemi projekte shumë të rëndësishme për të nxjerrë në pah kulturën tonë, historinë tonë me dy lagjet fantastike të Toplecit dhe Naim Frashërit, kemi më shumë për të rivitalizur të gjithë pjesën  e fshatrave të Pogradecit, të Mokrës turistike të të gjithë pjesët atraktive që duhet ti nxjerrim në pah nëpërmjet investimeve infrastrukture. Po ashtu do nis një projekt i Lungo Gjkolit që nis nga Pogradeci në Tushemisht, po kemi shumë punë për të bërë dhe ato i bënë vetëm një njëri, Edi Rama me vizionin, këmbëngulje e tij, e bëjnë të gjithë qytetarët që do të votojnë me 25 prill numrin 12, Partinë Socialiste, se në fund ne do të votojmë për veten tonë, do të votojmë për familjet, fëmijët tonë të ardhme, se e ardhmja jonë është Shqipëria. Prandaj në këto 6 ditë të mos lemë qytetarë pa takuar. Ndaj me 25 do të kërkojmë të besoni te Edi Rama, Partia Socialiste”, përfundoi ajo.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.