Hasalla: Së bashku në datën 25 prill të votojmë PS për ta kthyer Peqinin në të ardhmen tonë

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Kandidati i PS në Elbasan, Saimir Hasalla, ftoi sot banorët e Peqinit që të votojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit për të vijuar punët në këtë bashki.

Duke folur në një takim me banorët e Peqinit, ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Hasalla, theksoi se, “Peqini edhe në këtë ditë shiu e mbushi stadiumin si çdo herë tjetër për t’i dhuruar fitoren PS në datën 25 prill”.

“Bashkë kemi bërë të mundur që në bashkinë e Peqinit të bëjmë punët që patëm mundësi, por jo punët që dëshironim”, theksoi Hasalla.

Ndaj, shtoi ai, “së bashku të gjithë në datën 25 prill të votojmë të gjithë PS për ta kthyer Peqinin në të ardhmen tonë”. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.