“Gjeni ndryshimin”/ Militantët e PD-së në 2001 dhe 2021 pothuajse njësoj

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video të militantëve të Partisë Demokratike në vitin 2001 dhe 2021.

“Gjeni ndryshimin”, shprehet Kryeministri Rama në krah videos, ku shfaqen militantë të Partisë Demokratike në vitin 2001 dhe vitin 2021.

Sipas kryeministrit Rama edhe pse kanë kaluar 20 vite militantët e PD-së nuk kanë ndryshuar shumë.

Në videon e publikuar militantët e PD-së shfaqen me flamuj dhe megafonë në dorë duke përcjellë varganin e makinave, si në 2001 edhe 20 vite më pas.

/k.s/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.