FUTBOLL – Johnson: Planet për një Superligë Europiane shumë të dëmshme për futbollin dhe për ne

LONDËR, 19 prill /ATSH-DPA/ – Ekipet e futbollit që kanë rënë dakord të bashkohen në një Superligë Europiane duhet t’u përgjigjen tifozëve të tyre përpara se të vazhdojnë me ndryshimin shumë të dëmshëm, deklaroi kryeministri anglez Boris Johnson.

Boris Johnson postoi pikëpamjet e tij në Twitter duke kritikuar mundësinë e gjashtë klubeve angleze që të bashkohen në një ligë kontinentale separatiste.

“Planet për një Superligë Europiane do të ishin shumë të dëmshme për futbollin dhe ne mbështesim autoritetet e futbollit në marrjen e masave”, tha Johnson.

“Klubet e përfshira duhet t’u përgjigjen tifozëve të tyre dhe komunitetit të gjerë të futbollit përpara se të ndërmarrin ndonjë hap tjetër”, shtoi Johnson.

”Manchester United”, ”Liverpool”, ”Arsenal”, ”Chelsea”, ”Tottenham” dhe ”Manchester City” kanë njoftuar se i janë bashkuar planit dhe do të bashkohen me ekipe të tjera nga Italia dhe Spanja.

UEFA, shoqatat e futbollit të Anglisë, Spanjës dhe Italisë, si dhe Premier League, La Liga dhe Serie A kanë folur gjithashtu kundër lëvizjes. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.