Ekonomi me banorë të Fushë-Krujës: Më 25 prill, vota për PS-në garanci për të ardhmen e fëmijëve

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi, njëherazi kandidate e PS-së në qarkun Durrës, u shpreh se “25 prilli është një datë e rëndësishme sepse duhet të ndahemi përfundisht nga rrëmuja dhe të shkojmë drejt shtetformimit, ajo që është garanci për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe të vendit”.

Gjatë takimit me banorë të Fushë-Krujës, Ekonomi theksoi se “nuk kemi kohë të kthehemi mbrapsht”.

“Ajo që ne pësuam në këto vite qeverisjeje ishin dy faktorë të rëndësishëm që donin të na e ulnin shpejtësinë por ne ia dolëm. Tërmeti nuk ishte ngjarje e zakoshme, ju jeni dëshmitarë të asaj që po ndodhë çdo ditë që të mos ketë asnjë plagë të tërmetit dhe rindërtimi do të mbarojë pranverën që vjen”, – tha Ekonomi.

Gjithashtu vijoi ajo, pandemia ishte një plagë që gjunjëzojë gjithë botën.

“Shqipëria e ka vendosur që do t’i bëjë ballë këtij infeksioni të rëndë, jo vetëm për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve por për t’i dhënë një vrull ekonomisë së vendit”, – u shpreh Ekonomi. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.