Cila është lidhja mes Covid-19 dhe trombozës?

MILANO, 19 prill /ATSH/ – Një studim ka identifikuar mekanizmin përgjegjës për ndërlikimet trombotike në pacientët me Covid 19, shkruan faqja e internetit ilgiornale.it.

Studimi u krye nga shkencëtarë nga Qendra e Kardiologjisë ”Monzino” dhe Universiteti i Milanos, i udhëhequr nga Marina Camera, shefe e Njësisë së Kërkimit të Biologjisë Molekulare Kardiovaskulare dhe profesori i asociuar i Farmakologjisë në universitetin  ”Milanese”, Gianfranco Parati.

Rezultatet, të botuara në ”Journal of the American College of Cardiology” i hapin rrugën  përdorimit të barnave antitrombotike të tilla si acidi acetilsalicilik, aspirina e zakonshme.

Protokollet terapeutike aktualisht në përdorim parashikojnë përdorimin e heparinikëve, antikoagulantëve të treguar për parandalimin dhe trajtimin e trombeve venoze, që rrjedhin kryesisht nga mungesa e lëvizjes fizike.

”Pacientët me forma të rënda të pneumonisë SARS-CoV-2, vuajnë nga hipoksemia, sasi e zvogëluar e oksigjenit në gjak, jo vetëm për shkak të inflamacionit të alveoleve pulmonare, por edhe për shkak të pranisë së mikro dhe makro trombeve në gjak, të cilat mund të bllokojnë enët pulmonare”, shpjegon profesor Camera.

Ata që i janë nënshtruar një operacioni ortopedik, pacientë me kancer, ata që vuajnë nga insuficienca venoze, të moshuarit dhe të shëndoshët janë më të rrezikuar.

Në përgjithësi, gratë janë më të ekspozuara ndaj këtyre problemeve./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.