BRUKSEL – Von der Leyen: Të ardhmen e BE-së ta ndërtojmë së bashku

BRUKSEL, 19 prill /ATSH-ANSA/ – Europianët të flasin dhe të na tregojnë se në çfarë Europe duan të jetojnë, tha sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ndërsa komentoi fillimin e platformës dixhitale të Konferencës për të ardhmen e Europës.

“Me këtë platformë të qytetarëve, ne po u ofrojmë njerëzve mundësinë për të ndihmuar në formimin e së ardhmes së Europës dhe për të bashkëvepruar me njerëz të tjerë nga e gjithë Europa”, shtoi von der Leyen.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të bashkuar virtualisht europianët”, vazhdoi ajo.

“Së bashku, ne mund të ndërtojmë të ardhmen që duam për Bashkimin tonë”./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.