Basha: Do kthej normalitetin, politikë me fytyrë njerëzore

TIRANË, 19 prill /ATSH – I. Vata/ Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatja për deputete Grida Duma zhvilloi një bashkëbisedim me studente dhe profesioniste të reja, me të cilat bisedoi për çështje të ndryshme përfshirë këtu edhe temën kryesore të momentit, zgjedhjet e 25 prillit.

Ai tha se kjo ёshtё e rëndësishme se ambienti nё vetvete nuk e bën kёtё njё hapësirë europiane, prandaj e nisa me shoqërinë qё ndahen dhe nё ambientin ku ndodhemi. Këtu jemi nё zemër tё Europës, nё fakt nga ana gjeografike jemi nё zemër tё Europës. Nga ana politike, ekonomike dhe shoqërore ende jo. Por do tё ishte shumë mё keq nё qoftë se nuk do tё kishim tё paktën potencialet, kapacitetet njerëzore pёr t’u mbështetur qё ta bёjmё atё ёndёrr realitet.

“S’po flas për Shqipërinë, se Shqipëria 30 vite ka që është futur në rrugën e mirëqenies ekonomike. Po flas për botën. Pra, është e vërtetë që paraja nuk blen gjithçka, por arsimi, edukimi, kultura, statusi që vjen përmes vlerësimit të duhur, të vlerave të duhura, të punës. Këto pastaj janë mekanizmat që një shoqëri i japin çdo individi vendin që i takon. Roli i qeverisjes për ne të djathtët, është që jo vetëm mos ta pengojë, por ta nxisë individin si pjesë të shoqërisë, të arrijë këtë status. Përballë kemi tjetër mendësi, që shteti është gjithçka dhe shteti do përcaktojë ku do rrish, si do rrish, me një këmbë apo me dy këmbë, kur të dua unë e si të dua unë. Këto janë dy ndarjet e mëdha ideologjike. Fatkeqësisht në Shqipëri nuk bëhet fjalë për ideologji. Këtu ka një qasje që është qasja jonë, qasja e lirisë individuale, e drejtës për të zgjedhur, e mundësive dhe shanseve të barabarta për të shfrytëzuar talentet, individualitete të cilat janë të ndryshme, se s’mund të pretendojmë që të gjithë do të jenë artistë të arrirë, që të gjithë do jenë sportistë të kombëtares, të gjithë do të jenë shkencëtarë dhe do të marrin çmimin Nobel. Por të paktën mundësia që gjithkush të shfrytëzojë aftësitë e veta apo talentet e veta, për të jetuar dhe për të ndërtuar një jetë të denjë, jo thjesht si individ, por si pjesë e shoqërisë. Kjo është një e drejtë e patjetërsueshme në kuptimin tonë të të bërit politikë, pra të shërbyerit të një të mire publike. Natyrisht ka nga ata që nuk konkurrojnë dot për arsye të ndryshme, fatkeqësive, shëndeti dhe këta nuk mund të mbeten pas. Në qoftë se ata i lëmë mbrapa, atëherë ne jetojmë në një shoqëri të ndarë në dysh. Pra pa diskutim programi ynë, plani ynë për të nesërmen është që askush nuk mbetet mbrapa, askush. Edhe ata që fati i ka lënë mbrapa, edhe ata që një përzierje e pamundësisë apo e paaftësisë për të konkurruar i ka nxjerrë në limite, në periferi të shoqërisë, edhe ata meritojnë një shans. Sigurisht që kjo është një detyrë shumë e rëndë, shumë e madhe e cila kërkon përgjegjësi, kërkon seriozitet, por mbi të gjitha kërkon normalitet, kërkon një fytyrë njerëzore të politikës, një shpirt njerëzor të politikës”, tha ai.

Nga ana e saj, Grida Duma tha se ne nuk e përjashtojmë dot që jemi shoqëri që shohim individin, atë karizmatikun, të madhin, ulëritësin, bërtitësin, zhurmuesin, që kërkon brohoritje, që kërkon bastisje e hapësirës së tjetrit, gjithçka. Unë mendoj që sfida e Lulzim Bashës si kryeministër përtej gjithë gjërave të tjera, që është fillimi i vendit, mirëqenia etj, është nëpërmjet rolit individual të heq rolin e individit, që është njëkohësisht kundërshtia e vetvetes.

“Domethënë të vijë individi i cili do të thotë të gjithëve që nëpërmjet meje ju do zbrisni kultin e individit. Është gjë shumë e rëndësishme, gjë shumë e madhe. Domethënë si ta normalizojmë këtë shoqëri. Ne themi heroizmin, më kujtohet Orteka Gaset që thoshte kohët tona nuk kanë më heronjtë me shpata, me parzmore, kanë heronjtë e durimit, heronjtë që tregojnë që e zakonshmja është sistemi më i vyer i qytetërimit, ajo që ndërton ngadalë, ngadalë dhe unë mendoj që sfida më e madhe dhe patjetër në mbështetjen tuaj, tënde, tonën se nuk dua ta them tani me përemër por e di që këtë e ke vetë në kuptimi të jesh kulti i individit që zbret kultin e individit”, tha ajo.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.