“Ata e duan Shqipërinë për vete, ne e duam njëri-tjetrin për Shqipërinë”/ Sfida e Peqinit në 25 prill, një fitore kuptimplotë

TIRANË, 19 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “këtu në Peqin dhe gjithë Elbasanin kemi një sfidë të madhe që të realizojmë një fitore shembullore, një fitore kuptimplotë që të jetë jetë rezultat i gjithë këtij shiu paralajmërues të kthyer në breshër në kutitë e votimit”.

Në fjalën e tij gjatë takimit me banorë të Peqinit, Kryeministri Rama tha se “kutitë e votimit janë momenti më i rëndësishëm në katër vite për një popull, momenti kur ne vendosim se si duam të ecim nesër”.

“Duam të vazhdojmë të ngjitemi, edhe pse me vështirësi apo të kthehemi mbrapa dhe nuk mund të ndodhë që Peqini dhe Elbasani të kthehen prapë tek Dash Sula, është e pamundur. Por nuk mund të kthehesh mbrapa as tek Luli, Saliu, as tek Likja, as te Mona se dallimi është shumë i qartë. Ata e duan Shqipërinë për vete, ne e duam njëri-tjetrin për Shqipërinë”, – theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “në 25 prill të marrim një vendim të qartë dhe të prerë ta bëjmë Shqipërinë të ardhmen tonë me forcën e bashkimit tonë dhe këtu kështu të bashkuar nuk ka asgjë që na ndal. Ne nuk na ndali dot tërmeti, virusi, ne nuk na dal asgjë në rrugën tonë”.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.