Ambasadorja Kim: Moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo sa për të kënaqur njerëzit

TIRANË, 19 prill/ATSH/ “Reforma në Drejtësi duhet të dalë nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim!”.

Kjo është thirrja e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, e cila ka zhvilluar këtë të hënë një takim me kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimin për të folur për Reformën në Drejtësi.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi – e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit”, u shpreh Kim.“Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë – ku SHBA e të tjerë kanë investuar shumë – duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim”, tha Kim.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.