Alibeaj në Hekal të Mallakastrës: Vota për ndryshimin, votë për familjen

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Kandidatët e PD në qarkun e Fierit, Enkelejd Alibeaj dhe Agron Kapllanaj zhvilluan një takim me banorët në Hekal të Mallakastrës.

Një nga banorët tha se u bë anëtar i PS, se besonte se Edi Rama do të bënte punë të mira.

“Unë merrem me ndërtim, nga koha e Sali Berishës, kur kisha edhe 200 mijë lekë në xhep në ditë, tani jetoj me pension, fëmijët më kanë ikur, se nuk ia dilnin. Gëzimi ka një teserë këtu që do ta grisë përpara jush se nuk e dua”, tha Gëzim Hoxha.

Kandidati Agron Kapllanaj tha se, bashkimi i socialistëve si Gëzimi me PD dhe ndryshimin është vendimi i duhur për t’i mbyllur derën dështimi që po troket për herë të tretë në derën e çdo familje.

Mesazh bashkimi dha edhe drejtuesi i qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj.

“Përkundër ndasive që Edi Rama ka bërë që të përcajë shqiptarët, besoj se të bashkuar me dhimbsurinë për njeri-tjetrin me dashurinë për të vegjëlit, me dëshirën për të rikthyer dhe rimbledhur familjen shqiptare të shpërndarë nëpër botë, kjo është sfida që kemi të gjithë dhe do ta bëjmë të gjithë bashkë në 25 prill, të votojmë për familjen tonë për të ardhmen”, tha Enkelejd Alibeaj. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.