Aeroporti i Kukësit, brenda 17 qershorit nisin fluturimet ndërkombëtare

TIRANË, 19 prill/ATSH/- Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste televizive mbrëmjen e të hënës u shpreh se aeroporti i Kukësit do të jetë gati brenda 17 qershorit  nis fluturimet ndërkombëtare.

Duke i’u përgjigjur akuzave se aeroporti i Kukësit ishte aty. “Aty ishte një pistë e cila u hap për të sjell ndihma për refugjatë. Ishte një godinë pak më e madhe se studio ku jemi. S’kishte lidhje me standardet e fluturimeve ndërkombëtare, nuk ishte bërë për këtë, ishte bërë për të ndihmuar refugjatët e luftës së Kosovës. Si nuk thoni dot që sa mirë që u bë. Është e vërtetë që s’ka fluturime ndërkombëtare, por aeroporti bëhet operacional fillimisht, çdo aeroport bëhet operacional si aeroport i brendshëm, 50-60 ditë minimumi, që aeroporti të bëjë marrëveshje me kompanitë”, theksoi Rama.

“Janë disa kompani të interesuara, që do bëjnë marrëveshje me aeroportin e Kukësit, do bëjnë verifikimet e tyre. 17 qershor ky aeroport do jetë ndërkombëtar i hapur”, tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.