25 prilli vendimtar se si e duam ne Shqipërinë e atyre që sot nuk votojnë dot

TIRANË, 19 prill /ATSH – I. Vata-  Kryeministri Edi Rama tha nga Pogradeci se “është një 25 prilli ditë vendimtare për të vendosur jo kush do të qeveris për 4 vite, por si e duam ne Shqipërinë e atyre që sot nuk votojnë dot”.

Rama tha se “gratë janë ato që e ndjejnë me fortë peshën e kësaj kohe të vështirë. Gratë janë ato që kanë mbajtur pjesën më të madhe të stresit në çdo familje, qysh se goditi tërmeti dhe shkojë psikologjikisht, pastaj erdhi dhe kjo flama tjetër dhe u gjendëm dhe ne pjesë e kësaj vorbulle të paharrueshme në jetën tonë, që vjen një herë në 100 vjet. E dua t’ju them se mos harroni se fëmijët nuk votojnë, por ama ne votojmë për ta. Dhe të gjithë gratë që janë nëna ju them se ju pr fëmijët tuaj doni më të mirën, doni që të shkojnë në shkollë dhe të kenë libra të mirë, të kenë. Mos harroni se deri në dje lexonin librat e Fari Balliut. Aritmetika sipas Fari Balliut, e kupton apo jo. Sot fëmijët në shkolla kanë librat e Oksfordit, Kembrixh e si në Pogradec, Korçë, Tiranë, Shkodër në bankat e shkollës fëmijët kanë libra si në çdo klasë të Europës. E dyta kur shkojnë në universitet nuk duhet të kenë një mbiemër të njohur. As nuk duhet te jenë fëmijë pasanikësh, mjafton të kenë rezultatet dhe nuk i parakalon as fëmija i një ministri as i një deputeti as fëmija i një biznesmeni sepse ne e kemi vendosur këtë sistem”.

Kryeministri Rama kujtoi protestën e studentëve dhe e konsideroi atë një nga më të paharrueshmet.

“Studentë u ngritë dhe bënë një nga protesta një nga më të paharrueshmet gjatë gjithë periudhës së demokracisë. Shikojeni sot? Fituan nga ajo protestë sepse në qeveri kishte njerëz që i dëgjuan. Sepse unë u dhash të drejtë sepse kishin të drejtë dhe falë asaj protestë dhe falë faktit se ne kemi një qeveri që dëgjon, sot ata që janë më të mirët jo vetëm nuk paguaj tarifë por u paguan shteti atyre një bursë, të tjerët e kanë tarifën të përgjysmuar. Konviktet po ju bëhen dita ditës si çdo vend i europës. Kampuset e reja po ndërtohen dhe më pas vjen dalja në jetë dhe për daljen në jetë është Shqipëria që unë po flas, Shqipëria përtej pandemisë, Shqipëria e shqiptarëve”, tha ai.

Në fund, Rama tha se “me 25 prill nëse ne të gjithë nuk shikojmë përtej pragut dhe përtej pragut është ajo Shqipëria që unë e kam parë me ëndrrën time me sy hapur kur jam kthyer nga emigracioni këtu. Nuk është një Shqipëri si ajo pjesë matanë mali që nuk duket por është një Shqipëri që është afër. Na duhet vetëm kurajo, durimi, besimi, vendosmëria për të vazhduar dhe arrirë anë tjetër dhe ne do ta arrimë por ne duhet të jemi  të gjithë bashkë”.

“Atë ditë ne duhet të jemi të gjithë shqiptarët që kur të votojmë mos votojmë vetëm si person, por atë ditë të voton edhe pr të gjitha ato që na bëjnë krenarë. Atë ditë ju do të votoni edhe për Lasgush Poradecin edhe për Mitrush Kutelin. A imagjinoni ju që Lasgush Poradeci votues të Ilir Metës. Por çfarë pogradecarësh jeni ju nëse jeni krenarë për Lasgushin dhe votoni Ilir Metën. A imagjinoni ju Mitrushin votues të Monikës. Mitrushi pas Monikës, e merrni me mend apo jo. Që mos të them pastaj që Lasgushi dhe Mitrushi të votojnë për Saliun. Atë ditë më besoni është një ditë vendimtarë për të vendosur jo kush do të qeveris për 4 vite, por si e duam ne Shqipërinë e atyre që nuk votojnë dot”, theksoi ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.