SHBA – Shtëpia e Bardhë: Do të ketë pasoja për Rusinë nëse Navalny vdes

UASHINGTON, 18 prill /ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë theksoi sot se do të ketë pasoja për Rusinë nëse opozitari kryesor i Kremlinit, Alexei Navalny, gjendja shëndetësore e të cilit është përkeqësuar, vdes.

“Përsa i përket masave specifike që do të marrim, ne po shikojmë lloje të ndryshme të kostove që do të vendosnim dhe unë nuk do t’i zbuloj ato publikisht në këtë fazë, por ne kemi treguar që do të ketë pasoja nëse Navalny vdes”, deklaroi Jake Sullivan, këshilltar për Sigurinë Kombëtare, në CNN./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.