Luli vjen në Tropojë si Koçi i Ollgës/ Kanë lënë 30 vjet në hipotekë mendjen te SHQUP-i, por tani do votojnë Lulin që nuk e di as si quhen

TIRANË, 18 prill/ATSH-Maela Marini/ “Këta tropojanë që e kanë kërthizën të lidhur me Saliun, do të votojnë në fakt Lulin që vjen këtu dhe thotë: ju tropojsa, ju tropojse”, tha sot Rama, në një takim elektoral nga Tropoja.

Rama tha se “ai as e di si quheni”. “Ai thotë po shkoj te kushëritë e babës e po ngre këmbët përpjetë e punë e madhe. Luli erdhi si Koçi i Ollgës dhe ju tha: ju tropojse dhe ju tropojsa”, tha Rama.

“Imagjinoj ata që do dalin të votojnë Lulin. Problemi është i atyre që kanë 30 vjet, se njeriu vë në hipotekë shtëpinë, vë në hipotekë pronën, vë garanci makinën, por mendjen njeriu që ta lëri në hipotekë te njëri si e kanë lënë ata 30 vjet te SHQUP-i këtu ka ndodh. Këtu edhe në Shkodër, por ata vazhdojnë luftën me komunizmin, është tjetër gjë”, tha Rama

Ndërsa në tropojë, Kryeministri tha se është një lidhje krahinore dhe shpirtërore e fortë”. “Por tani që Saliu nuk është aty, se ai nuk ka pas ardhur në Tropojë edhe kur ishte aty, por  tani nuk është fare, është vetëm në formë tigri te barku i Lulit”, tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.