LONDËR – Vdes aktorja e njohur britanike Helen McCrory

LONDËR, 18 prill /ATSH-AFP/ – Aktorja britanike, Helen McCrory, e cila ka luajtur në kinema në Skyfall dhe Harry Potter, dhe në televizion në serialin “Peaky Blinders” vdiq në moshën 52 vjeçare nga kanceri, njoftoi bashkëshorti i saj, Damian Lewis në Twitter.

“Me zemër të thyer po njoftoj, se pas një beteje heroike kundër kancerit, bashkëshortja e mrekuellueshme që ishte Helen McCrory është ndarë nga jeta, mes dashurisë së miqve dhe familjes së saj”, deklaroi komediani në një tekst të shkurtër të rrjetit social.

“Ajo vdiq ashtu si jetoi. Pa frikë. Zoti e di sa e donim dhe e dimë se sa me fat kemi qenë që e kemi pasur në jetët tona”, shtoi ai.

Shfaqur për herë të parë në kinema në një rol të vogël “Intervistë me një Vampir”, pasi kishte filluar karrierën në televizion, Helen McCrory mishëroi në mënyrë të veçantë Narcissa Malfoy në filmat e saj të fundit të sagës Harry Potter.

Helen njihej për rolin e protagonistes Teze Polly në serialin e gangsterëve ‘Peaky Blinders’, si dhe atë të Narcissa Malfoy në serialin Harry Potter.

Në teatër ajo kishte fituar çmimin Richard Burton në 1995 për rolin e Lady Macbeth në dramën e Shekspirit.

Ajo ishte martuar me Damian Lewis në vitin 2007, me të cilin kishte dy fëmijë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.