Kushi me gra kryefamiljare: Në mandatin e ardhshëm të PS, më shumë mbështetje, punësim e integrim

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Në një takim të zhvilluar në Elbasan me gra kryefamiljare, ministrja e Arsimit dhe kandidate e PS-së në këtë qark, Evis Kushi ka nënvizuar rëndësinë e fuqizimit të mëtejshëm të rolit të grave e vajzave në shoqërinë shqiptare.

Kushi u shpreh se  “gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë një sërë hapash të rëndësishëm nga ana e qeverisjes socialiste në ndihmë të grave e vajzave shqiptare, qoftë përsa i përket mbështetjes sociale, punësimit apo integrimit të tyre në shoqëri”.

“Na nevojitet të bëjmë më tepër në mandatin e ardhshëm të Partisë Socialiste në mënyrë që ta fuqizojmë akoma më shumë rolin emancipues të grave dhe vajzave tona sipas vlerave më të mira europiane”, theksoi Kushi./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.