KOMENT – Kuba i jep lamtumirën familjes Castro, 60 vjet pas Gjirit të Derrave

BUENOS AIRES, 18 prill /ATSH-ANSA/ – ”Dhe një ditë Kuba ndërroi faqen”.

Një video evokuese e figurës dhe e mendimit të Fidel Castros i parapriu fillimit të Kongresit VIII të Partisë Komuniste Kubane (PCC), në Palacio de Convenciones në Havanë, që synonte të sanksiononte daljen zyrtare nga skena politike të familjes Castro dhe ardhjen në pushtet të një brezi të ri, i udhëhequr nga presidenti i republikës, Miguel D¡az-Canel.

Kongresi, i cili do të zgjasë katër ditë, nuk do të përjetojë në fakt vetëm kalimin, të hënën e ardhshme në krye të PCC-së të 60-vjeçarit D¡az-Canel, por gjithashtu edhe hyrjen e fytyrave të reja dhe personaliteteve të lindura pas revolucionit të 1959-ës.

Komunizmi kuban me fytyrat e José Martì dhe Ernesto ”Che” Guevara dhe parulla ”Partia është shpirti i revolucionit” i paraprinë përshëndetjes hyrëse nga José Ramon Machado Ventura, sekretari i dytë i Komitetit Qendror të PCC, 90 vjeç, një nga dy eksponentët e fundit të vijës së ashpër të Castros në pushtet, së bashku me komandantin Ramiro Valdés, 88 vjeç.

Media zyrtare e lartësoi rëndësinë e takimit, duke kujtuar se përkon me ditëlindjen e 60-të të proklamimit të karakterit socialist të revolucionit kuban dhe gjithashtu edhe me 60-vjetorin e e dështimit amerikan me të ashtuquajturin ”Pushtimi i Gjirit të Derrave”, një operacion i pasuksesshëm nga CIA për të përmbysur regjimin e Kastros.

Një plagë që nuk shërohet me një embargo të ashpër dhe sanksione nga Uashingtoni.

As me deklaratën e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, e cila konfirmoi se një ndryshim në politikën e SHBA ndaj Kubës nuk është një përparësi për administratën e Biden.

”Sidoqoftë, SHBA do ndjekë me vëmendje ndryshimet në krye të vendit të Karaibeve”, theksoi ajo.

Gazeta zyrtare e Partisë Komuniste ”Granma” ka theksuar se Kongresi, i frymëzuar nga vazhdimësia historike, do të përqendrojë vëmendjen në çështje themelore për të tashmen dhe të ardhmen e kombit, duke përfshirë përditësimin e konceptimit të modelit kuban për zhvillimin ekonomik dhe zbatimin e Udhëzuesit të Politikave Ekonomike dhe Sociale.

Por, vazhdimi i embargos amerikane, kriza në Venezuelë, që prej vitesh ka qenë një partnere strategjike e Kubës nga këndvështrimi financiar dhe energjetik dhe efektet e pandemisë që privoi Kubën nga burimet vitale në monedhat e vlefshme që vijnë nga turizmi, kanë rezultuar në një ekonomi jashtëzakonisht të dobët.

Që nga vdekja e Fidel Castros, qeveria i ka dhënë dorën një sërë reformave duke ndryshuar modelin komunist të shoqërisë në 2018-ën dhe duke prezantuar një gjithnjë e më shumë një hapje të ekonomisë shtetërore në favor të sektorit privat, që është përshpejtuar që nga 1 shkurti.

Por, reforma politike monetare shkaktoi një rritje të inflacionit, duke sjellë që ushqimet, tradicionalisht të importuara nga jashtë, të shtrenjtohen çka ka sjellë probleme serioze për shtresat më të varfra të popullsisë./ (Nga Maurizio Salvi) a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.