Gjiknuri në Selenicë: Me rrugën e Lumit të Vlorës realizuam një ëndërr të banorëve

TIRANË, 18 prill/ATSH/ Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri u ndal për të biseduar me banorët e Selenicës, të cilët falë investimit në infrastrukturë kanë filluar të zhvillojnë pronat e tyre, të investojnë në bujqësi dhe turizëm në formën e shtëpive pritëse për pushues.

Këtë synonim për zonën dhe ja arritëm, u tha banorëve të zonës Damian Gjiknuri ndërsa shtoi se së bashku me deputetin Vullnet Sinaj, kjo zonë do të ketë një përfaqësim nga më dinjitozët në Kuvend.

“Këtu po realizohen ëndrrat qindravjeçare sikurse ishte rruga e Lumit të Vlorës. Gjithashtu me këtë segmentin e fundit Pershkëpi- Selenicë, një kërkesë e kahershme e juaja me të cilën fatkeqësisht të tjerët u munduan të bëjnë dhe politikë. Erdhi dhe Presidenti këtu na përçau, tha unë po vi të interesohem për rrugën. Kur e ftuam të ishte në inaugurim në fillimin e punimeve nuk na erdhi se kishte hallin e politikës. Ta gezoni rrugën e re. Nuk do të përfundojë me kaq sepse planet tona, do vijojnë që rruga të lidhet edhe me urën e Poçemit dhe të dilni në rrugën nacionale edhe kjo do të jetë e mundur. Pjesa e urës do të shikohet, ajo është pjesë e projektit dhe do studime më të thella. Por një gjë është e sigurt se do të keni në katër vjeçarin e ardhshëm lidhje rrugore më të mirë nga sa e keni pasur”, theksoi Gjiknuri.

Sipas tij, vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste do të krijojë mundësi më të mëdha zhvillimi për turizmin që do të thotë ekonomi. “Të gjitha këto vepra infrastrukturore në Vlorë do të zhvillim, Rruga e Lumit të Vlorës që lidhet me bregdetin dhe rruga që do lidhet me ju pse jo të lidhet dhe më rrugën nacionale Levan – Tepelenë, do të krijojmë zhvillim ekonomik do të sjellim më shumë njerëz edhe nga pikëpamja e përfaqësimit”, u shpreh Gjiknuri.

Vlerësimi për krahinën, vijoi ai, duket në kandidatët që përzgjedh për ta përfaqësuar zonën, e në skuadrën e Partisë Socialiste përfaqësimi është nga më dinjitozët. Gjiknuri i bëri thirrje opozitën të ndalë shantazhet për vota.

“Në fund të fundit ne e vlerësojmë krahinën sepse ju sjellim një kandidat që është nga kjo krahinë dhe është deputet i Parlamentit. Një kandidat që sollën kundërshtarët e vunë të pestin, po të kishin respekt për zonën se vinin të pestin. Nuk i merr dot pesë PD-ja këtu, do të thotë se është një kandidat që lufton për ca vota për interesat e tij. Bëhet edhe ndonjë presion këtu, se më vinë fjalët dhe do të këtë hetim për ato gjëra, ndaj i bëj thirrje atij lëri punëtorët në fatin e tyre se boll i shfrytëzoni aty. Mos ju bëni presion për vote”, apeloi Gjiknuri.

Deputeti Vullnet Sinaj, u tha banorëve se zona është trasformuar dhe asnjë qeveri tjetër nuk do ta ketë vullnetin e Edi Ramës, për zhvillimin e zonës dhe orintimin e saj drejt një ekonomie prodhuese të fuqishme për fermerët e zonës por edhe potencial të jashtëzakonshëm turistik.

Sinaj theksoi se vetëm për agjinaturat e lumit janë shpenzuar 2 miliard lekë dhe tokat tashme janë shndërruar nga toka përmbytjesh në prodhuese.

“Unë këtu kam dy përgjegjësi si përfaqësuesi juaj dhe si djalë i këtij qyteti, kam dhe përgjegjësnë politike të partisë sime. Unë jam shumë i kënaqur që përfaqësoj Partinë Socialiste dhe shumë i kënaqur që kam besimin tuaj, të Partisë Socialiste dhe të Edi Ramës për një rikandidim. Por, njëkohësisht unë e di se barra ime për katër vitet e ardhshme do të jetë më e madhe sepse kam besim tek Edi Rama i cili asnjëherë nuk u lëkund për të bërë realitet rrugën Peshkëpi- Selenicë. Janë shpenzuar 2 miliard lekë për të mos lejuar depërtimin e lumit në fushat e Selenicës, pra janë të gjitha këto punë që janë bërë dhe mua më bëjnë të ndihem krenar. Nuk ka rotacion sipas qejfit të opozitës, të fleri dhe të të thotë; po erdhi koha e rotacionitt! Jo, nuk vjen rotacioni!!! Rotacion ka nëse qeveria që është në pushtet nuk punon dhe ajo që vjen e kërkon rotacion vjen me një alternativë. Ata na vijnë pa asnjë alternative, zero”, u shpreh Sinaj./m.m/j.p/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.