FRANCË – Karantinë e detyrueshme për latino-amerikanët dhe afrikanët

PARIS, 18 prill /ATSH-AFP/ – Franca do të vendosë një karantinë të detyrueshme 10 ditore për udhëtarët e ardhur nga Brazili, Argjentina, Kili dhe Afrika e Jugut, përballë shqetësimit të varianteve me COVID-19, njoftoi qeveria.

Fluturimet me Argjentinën, Kilin dhe Afrikën e Jugut janë zhvilluar, ndërkohë që Parisi kishte njoftuar që prej të martës ndërprerjen e linjave ajrore me Brazilin për të kufizuar përhapjen e një varianti lokal.

Por, udhëtarët e ardhur nga këto katër vende do të duhet tashmë të vendosen në një izolim 10-ditor, i shoqëruar me kufizime të orareve të daljeve dhe me një riforcim të gjobave./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.