“Fluturimet ndërkombëtare pas certifikimit”/ Aeroporti i Kukësit, motor shumë i fuqishëm për zhvillim ekonomik e social

TIRANË, 18 prill/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “aeroporti i Kukësit është sot një motor i ri dhe shumë i fuqishëm për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e social të vendit”.

Rama tha se sot “ne fluturuam nga Tirana në Kukës sepse sipas gjithë rregullave çdo aeroport, nga momenti kur bëhet operacional dhe fillon si aeroport ndërkombëtar ka një procedurë certifikimi që zgjat 50-60 ditë. Mbasi bëhet certifikimi nisin fluturimet ndërkombëtare”.

Kryeministri shtoi se “këto javë do bëhen marrëveshjet”. Ai tha se “ka një interes të madh dhe aeroporti do t’i japi mundësi gjithë kësaj zone të shkojnë në destinacione që nuk shkon dot nga Tirana në disa raste dhe menjëherë do të fillojë një lëvizje që do të shkojë duke u rritur”.

/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.