Braçe: Ujësjellësi që kurrë nuk çoi ujë në një familje, monumenti epik i vjedhjeve të PD-LSI në Kryekuq

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Kandidati për deputetet i PS në qarkun Fier, zv.kryeministri Erion Braçe zhvilloi një takim me banorë në Kryekuq, Divjakë.

Braçe gjatë takimit foli mbi investimet e shumta që ka bërë qeveria gjatë këtyre viteve të qeverisjes që nga kopshtet e shkollat e reja, tek infrastruktura.
“Kopshti i ri, shkolla e re, rielektrifikimi i gjithë fshatit nga fillimi në fund, kanalet vaditëse e kulluese në të gjithë fushën, rrugën e sipërme të fshatit pjesë e unazës së Kryekuqit. Tani në punë akoma më fort për urbanizimin total nga kodra deri poshtë në fushë, ujësjellësi i ri, hidrovori i ri që shpëton dhjetëra parcela fundore buzë lagunës nga uji e kripëzimi”, tha Braçe.
“Sepse puna vlen, veprat mbeten, llafet nuk janë as punë e as vepra”, u shpreh Braçe.
Ai theksoi se, “trashëgimia familjare në pushtet hajdutësh, nuk ka vend në Kryekuq.
Ujësjellësi i varrosur që kurrë nuk çoi ujë qoftë dhe në një familje të vetme, është monumenti më epik i vjedhjeve të PD-LSI në Kryekuq e Remas”, përfundoi Braçe. /r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.