Beci: Investimet në Tamarë kanë forcuar ekonominë dhe turizmin e zonës

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Investimet në infrastrukturës në Tamarë të Vermoshit në skajin më verior të vendit, i kanë dhënë jetë bizneseve të ndryshme me impakt në zhvillimin e turizmit dhe kanë fuqizuar ekonominë e zonës.
Kandidati për deputet i PS-në në qarkun e Shkodrës, Benet Beci shprehet se “rikualifikimi i plotë i sheshit, çative dhe fasadave të ndërtesave në qendrën e fshatit i kanë dhënë hijeshi dhe shtuar bukurinë turistike të kësaj zone që po bëhet gjithënjë e më tërheqjes nga vizitorë e turistë të shumtë”.
Ndërsa ndërtimi i shëtitores në breg të lumit Cem ka shtuar atraksionin turistik të Tamarës që vizitohet nga shumë vizitorë dhe turistë në çdo stinë të vitit.
Lindita e Luçija janë dy motra nga Tamara, që kanë ngritur biznesin e tyre në Tamarë dhe shprehen shumë të kënaqura nga zhvillimi që po merr zona e tyre dikur e lënë në harresë të plotë dhe sot siç shprehen ato “është një luks për të ardhur në Tamarë, falë investimeve që i kanë dhënë vlerë jetës ekonomike dhe turistike të zonës”.
“Kur isha në shkollë në Shkodër, m’vite zor me thanë që jam prej Tamaret, se shoqet m’shifnin si me keqardhje… Në fillim lokalin e bame llotosporti po s’pat punë e bashkë me burrin shkume me jetu n’Shkodër, gati 8 vjet kena jetu aty. Tesh përveç nesh, kena, punsu katër vetë e shumë familje në Tamare sjellin te ne prodhimet e tyne…po erdhët me hangër te na, gjithçka e bajmë si asht tradita, pizza s’ju japim ama kërtolla, mish e mishavinë me t’knaq shpirtin”- kështu thotë Lindita.
Ndërsa Luçija tregon planet e saj që bujtinën që ka hap, ta kthejë në një shtëpi pritjeje me çdo element të traditës, se ashtu edhe turistët që i presin të shumtë në numër të gjejnë aty gjithçka që e bën të bukur këtë zonë të Kelmendit. /j.p/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.