Aeroporti i Kukësit/ Gjici: Impakt në ekonominë e zonës, i shërben dhe Kosovës

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Sot zhvillohet fluturimi i parë në aeroportin e Kukësit “Zayed, Flatrat e Veriut”, ku udhëtarët e parë do të jenë të rinj që vijnë nga Londra.

Safet Gjici, kryetar i Bashkisë së Kukësit, tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e veriut.

Në një intervistë për median Gjici theksoi se “ky aeroport do t’i shërbejë edhe shqiptarëve të Kosovës”.

“Hapja e aeroportit ndërkombëtar në Kukës është pritur me entuziazëm nga qytetarët e Kukësit, por jo vetëm, sepse ky aeroport në fakt i shërben trevave tona edhe në Kosovë. Ky aeroport është një premtim i mbajtur nga qeveria dhe një vepër strategjike që do t’i shërbejë emigrantëve nga Hasi, Kukësi Tropoja, me çmime të arsyeshme low cost por dhe do të bëjë të mundur që prindrit të vizitojnë të afërmit e tyre, me shumë pak kosto nga aeroporti Kukësit”- tha Gjici.

“Ky aeroport do të ndihmojë në rritjen e punësimit ku do të ketë 700 deri 1 mijë të punësuar në aeroport, por edhe ekonomisë së familjeve kuksiane sepse do të regjerojë edhe shumë bizneze të tjera”, tha Gjici.

Ai solli në vëmendje se aeroporti i Kukësit ka qënë ndërtuar një aeroport  i vëgël  në kohën e luftë së Kosovës, më shumë për të ndihmuar nga ana humane familjet kosovare që erdhën dhe u strehun në Kukës.

Ndërsa sot tha Gjici, “aeroporti i Kukësit, është ndërtuar me të gjtha standardet  ndërkombëtare dhe është aeroporti dytë ndërkombëtar pas atij të Rinasit dhe është vlerë e shtuar për Kukësin dhe Shqipërinë”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.