UASHINGTON – Biden: SHBA dhe Japonia së bashku përballë sfidave nga Kina

UASHINGTON, 17 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden konfirmoi sot se SHBA-ja dhe Japonia do t’i bëjnë ballë së bashku sfidave të shfaqura nga Kina gjatë samitit të parë të vërtetë në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan dhe homologut japonez.

“Ne jemi të vendosur të punojmë së bashku për të zbuluar sfidat e shfaqura nga Kina dhe mbi problematika të tilla si Deti i Kinës Lindore dhe ai i Kinës Jugore por gjithashtu Korenë e Veriut”, theksoi presidenti demokrat gjatë një konferencë të përbashkët shtypi.

Kryeministri japonez siguroi se të dy vendet aleate do të kundërshtonin çdo përpjekje nga Pekini për të  ndryshuar status quo-në me forcë ose intimidim në detet e Kinës Jugore dhe Lindore./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.