“Të vetmit jo të lumtur me PS-në janë ‘oligarkët'”/ Biznesi i vogël zero taksa e TVSH

TIRANË, 16 prill/ATSH/ “Partia Socialiste do të fitojë më 25 prill dhe një nga mbështetësit më të mëdhenj do të jetë sipërmarrësi i vogël, sepse kurrë më parë në të gjithë rrugëtimin e tyre nuk kanë qenë më të lehtë në frymëmarrje. Sot biznesi i vogël paguan zero tatimfitim dhe zero TVSH”, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një interviste në medie.

Rama tha se biznesi i vogël, por edhe ai i madhi do të jenë mbështetës të PS-së.

“Të vetmit që nuk janë të lumtur me PS-në janë ata që ju i quani oligarkë. Ata duhen të kthehen te Partia Demokratike”, deklaroi kryeministri.

Ata, vuri në dukje, Rama, paguajnë 50% taksa më shumë se sa paguanin në kohën e PD-së dhe më shumë se sa iu premton Basha.

“Partia Socialiste më 25 prill do të fitojë 74-78 mandate”, u shpreh kryeministri. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.