Sheshi i ri në Durrës, një nga mijëra shembujt e një transformimi që vazhdon

 

TIRANË, 17 prill/ATSH/ “Sheshi i ri publik deri pak vite më parë ishte një grumbullim i madh mbeturinash inerte dhe transformimi i kësaj hapësire nga një hapësirë që askush nuk kalonte këtej, në një hapësirë ku të gjithë ata që vizitojnë Durrësin vijnë për të shijuar këtë fragment të trupit të tij është një nga mijëra shembujt e vegjël të një transformimi të madh që vazhdon”, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Durrës.

Rama tha se besonte te punët e vogla të çdo dite.

“Besoj te betejat e vogla, të cilat kombet e mëdha i fitojnë për ditë, si bukën që hanë, besoj të hapat e vegjël të çdo dite, pa u lodhur asnjëherë, duke parë se sa larg është horizonti, por duke vazhduar ditë për ditë, hap pas hapi sepse përndryshe horizonti nuk afrohet duke ndaluare fjetur gjumë“, deklaroi Rama.

Sot, vijoi kryeministri, ju e ata si ju e bartni më shumë se në kohë të zakonshme peshën e përgjegjësisë dhe peshën e ndjenjës së pasigurisë të prindërve tuaj, si rezultat i resë së zezë që qëndron mbi kokat tona, prej thuajse dy vitesh.

Sot, theksoi kryeministri, ju e reflektoni më shumë se në kohë të zakonshme atë që prindërit tuaj e reflektojnë mbi ju, si një barrë të madhe të detyrimit të tyre për të vazhduar të bëjnë atë që kanë bërë që kur keni lindur, të garantojë ato që ëndërrojnë për ju.

“Ky është momenti kur karakteri i të rinjve do të testohet në një zgjedhje midis vullnetit, kokfortësisë për të vazhduar dhe dobësisë për t’u dorëzuar”, deklaroi Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.