Rama në spektaklin e humorit: Me Lulin merrem vesh me sy, nuk e lë Likja dhe doktori të flasi


TIRANË, 17 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar sot në spektaklin e humorit “Klanifornia”.

Kryeministri në studion e “Opinion” ku emision drejtohej nga aktori i humorit Albano Bogdo (Gilbert Fevziu) i pyetur për liderin e opozitës tha se, “me Lulin kuptohet me fjalë, pasi nuk e lënë “doktori” dhe “Likja” të flas, madje ky i dyti shfaqet menjëherë sa merr vesh dialogun dhe Luli më tej trash zërin”.

Gilbert Feviziu i kërkoi kryeministrit Rama 100 euro për bixhoz dhe kryeministri iu përgjigj se mund t’ia kërkonte Bashës se e ka më jep 1 të jap 2.

“Ti ke marrë përpara nga 100 euro, ke marrë më parë euro e të kanë ngelur menjanë. Dëgjo këtu, jepi Lulit 100 euro, ai të jep 200 euro. Po i dhe 200 euro, Luli të jep 400 euro, po i dhe 300 euro, merr 600 euro nga Luli. Ai e ka më jep 1 të jap 2. Nëse ti atij, i jep atë bishtin e flokëve, ai të sjell një bisht kali”,- tha Rama.

Gilbert Feviziu i tha Ramës se patronazhonte Lulzim Bashën. Rama tha se e ka në patronazh nga ora 9:30 e mëngjesit kur i nxjerr gjumin.

“I patronazhuari nuk paguhet, ai merret me të mira. Zakonisht aty nga ora 20:30 ai vesh pizhamet dhe bëhet gati për të futur në krevat dhe aty e do zërin tim, si ninullë. Dhe pastaj është me kod,është tamam password për gjumin. Tak tak tak passwordin, unë dëgjoj gërhitjet. Pastaj, patronazhimin tjetër, është nga ora 9:30 e mëngjesit kur i nxjerr gjumin, ai është problem i madh. Po Saliu ku është? Apo është transformuar në Sali dixhatal. Është shpirti i tij që fletë, apo është ai vetë që shkruan…Ju me Fevziun e vërtetë ziheni se kujt i është doktori…”,- tha Rama.

Për takimet me Lulzim Bashën i pyetur gjatë spektaklit të humorit nga moderatori Rama tha se flasin me sy.

“Kur takohemi me Lulin, rrimë përballë njëri-tjetrit dhe e shikojmë njëri-tjetrin. E shikojmë njëri-tjetrin dhe flasim me sy. Flasim me sy, ai nuk flet dot, flet me sy se ka doktorin në një anë si hije, doktori nuk është aty po ka hijen aty, por ka dhe atë tjetrin (Liken). Ajo që ndodh gjithmonë është se Likja e merr menjëherë informacionin e kualifikuar dhe aty Luli trash zërin, qëndrimet të qarta, ndryshimi po vjen…”,- tha Rama.

Gilberti i tha kryeministrit se një ditë do lodheni dhe do e lini PS dhe Rama iu përgjigj kurrë.

“Të jeni të qartë kurrë nuk do lodhem”, tha Rama.

Gilberti nuk la pa e pyetur se kujt do t’ia linte drejtimin e Partisë Socialiste, kur të largohej Ogerta Manastriliut apo Luljeta Bozos.

Rama iu përgjigj se, “kjo do varet kush do të marrë PD pas këtyre zgjedhjeve, Fevziu i rremë apo Fevziu i vërtetë. Se po ta marrësh ti, duhet tjetër profil kundërshtari, po ta marrë Fevziu i rremë duhet tjetër profil kundërshtari”.

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.