Rakipi takim me banorë të njësisë 7: Fitorja po afron

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Kandidati me nr. 30 i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Ornaldo Rakipi zhvilloi një takim në kryeqytet me banorë të njësisë 7, ku u shpreh se ndihet entuziazmi i fitores.

“Në njësinë 7, Tiranë, me entuziazmin e fitores që po afron! Kjo pritje dhe mbështetje, është përgjigjja e banorëve ndaj vëmendjes së qeverisë në kuadrin e investimeve të kryera për këtë zonë! Bashkë drejt fitores”, tha Rakipi.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.