Një javë para zgjedhjeve/ Celibashi thirrje të rinjve të bëhen pjesë e votimit

TIRANË, 17 prill /ATSH – I. Vata/ Vetëm një javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i ka bërë thirrje të rinjve të bëhen pjesë e procesit.

“Inkurajoj të rinjtë shqiptarë që të angazhohen në proceset demokratike të vendit dhe të marrin pjesë në zgjedhjet e datës 25 prill 2021. Zgjidh, voto, vendos”, shprehet Celibashi.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.