MotoGP – Portugalia stacioni i radhës

LISBONË, 17 prill /ATSH-AA/ – Gara e tretë e Kampionatit Botëror të MotoGP 2021 do të zhvillohet më 18 prill, të dielën në Portugali.

Xhirot e renditjes për garën e tretë të sezonit të MotoGP, që është organizimi më i rëndësishëm i garave me motoçikleta, do të zhvillohen nesër në orën 15:10 në pistën ndërkombëtare Algarve në qytetin Portimao, e gjatë 4,6 kilometra, ndërsa gara do të fillojë të dielën në ora 15:00.

Garën e parë të sezonit në MotoGP, Çmimin e Madh të Katarit, e fitoi piloti Maverick Vinales nga Monster Energy Yamaha, ndërsa garën e dytë, Çmimin e Madh të Doha-s, Fabio Quartararo nga i njëjti ekip.

Renditja dhe pikët e klasifikimit të pilotëve para garës në Portugali është si më poshtë:

1. Johann Zarco (Francë): 40 pikë

2. Fabio Quartararo (Francë): 36

3. Maverick Vinales (Spanjë): 36

4. Francesco Bagnaia (Itali): 26

5. Alex Rins (Spanjë): 23 /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.