MOSKË – Rusia dërgon anije luftarake për manovra mes tensioneve në Ukrainën Lindore

MOSKË, 17 prill /ATSH-ANSA/ – Mes tensioneve të ripërtërira në Ukrainën lindore, Rusia ka dërguar 15 anije luftarake në Detin e Zi për një manovra ushtarake.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, ato kaluan ngushticën Kerch në gadishullin e Krimesë sot.

Fillimisht nuk u tha se sa do të zgjasnin këto manovra.

SHBA kishte anuluar më parë vendosjen e dy anijeve luftarake në Detin e Zi pas ankesave nga Rusia.

Të premten, Ministria ruse e Mbrojtjes tha se disa zona detare në Krime do të mbyllen për muaj për shkak të manovrave.

Megjithatë, lundrimi në ngushticë nuk do të prekej.

Bashkimi Europian, NATO dhe Ukraina kanë kritikuar veprimet e Rusisë. Një zyrtar i lartë i BE foli për një “zhvillim jashtëzakonisht shqetësues”.

Shqetësimi ndërkombëtar po rritet për shkak të përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainën lindore për shkak të vendosjes së trupave ruse jo shumë larg kufirit ukrainas. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.