Mandati i tretë, pasaporta e sigurisë për Shqipërinë e së ardhmes dhe të shpresës

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste në Tiranë, Elisa Spiropali vijoi turin e takimeve me qytetarë në zonën e Bathores dhe Paskuqanit për të dëgjuar nevojat e këtij komuniteti.

Gjatë takimeve, Spiropali përcolli mesazhin se mandati i tretë është pasaporta e sigurisë për Shqipërinë e së ardhmes dhe të shpresës.

“Kanë nisur disa punë të rëndësishme këtu, Të mos i lëmë në mes, shtëpitë, shkollat, kopshtet, kanalizimet, ujësjellësat të gjitha këto janë projekte të bashkisë por i mbështet Edi Rama”, tha ajo. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.