Kumbaro: Vota për PS është për të ardhmen e Gjirokastrës dhe të Shqipërisë

TIRANË, 17 prill /ATSH – I. Vata/ Kandidatja për deputete e PS-së për Qarkun Gjirokastër Mirela Kumbaro tha sot se vota për PS është për të ardhmen e Gjirokastrës dhe të Shqipërisë.

Në fjalën e saj Kumbaro gjatë takimit me qytetarët e Gjirokastër ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama tha se, “ky qark e ka më të qartë se asnjë herë tjetër se zgjedhja më e mirë, puna me e mirë, projekti më i bukur dhe ëndrra me e realizuar është ajo që ka bërë të mundur Partia Socialiste në këto 8 vite”.

“Ne jemi këtu sot në emër të të gjithëve qarkut tonë të  Gjirokastrës për të treguar se ne kemi besimin, punë, ne kemi të rinjtë, ne kemi të ardhmen e Shqipërisë dhe të ardhmen e Gjirokastrës, Përmetit, Libohovës, Dropullit, Memaliaj, Këlcyrës dhe Tepelenës”, tha Kumbaro.

“Kemi 7 ditë për fundin e maratonës sonë zgjedhore për të bindur, thirrur, shoqëruar për të marrë për dore çdo banorë  të qarkut tonë për të bërë zgjidhjen dhe zgjedhjen më të mirë. Numri 12 është numri i PS-së dhe secili nga ne e di shumë mirë se kjo është votë jo vetëm për të sotme, por është votë për të ardhmen e Qarkut Gjirokastër dhe të 7-të bashkive, që në këto 8 vite e kanë kuptuar dhe e kanë përcjellë çdo projekt çdo punë të bërë nga PS dhe kryeministri Edi Rama. Prandaj unë jam këtu bashkë me 6 shokët e mi, skuadra më e mirë që ne kemi pasur ndonjëherë në Qarkun Gjirokastër. Në skuadër kemi një kapiten, Blendi Çuçi”, përfundoi Kumbaro. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.