HONG KONG – SHBA denoncon dënimet politike të militantëve pro demokracisë

UASHINGTON, 17 prill /ATSH-AFP/ – SHBA-ja denoncoi dënimet nga drejtësia e Hong Kongut të militantëve pro-demokracisë, mes të cilëve manjati i shtypit Jimmy Lai, i cili do të dënohet me 14 muaj burg.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken konfirmoi se këto gjykime ishin të motivuara nga shkaqe politike dhe kërkoi lirimin e personave të burgosur për ushtrimin e lirive të tyre themelore.

Jimmy Lai u dënua për rolin e tij në organizimin në vitin 2019 të dy manifestimeve të mëdha në mbështetje të demokracisë.

Katër militantë të tjerë kanë marrë dënime që variojnë nga tetë në 18 muaj burg dhe katër burgime me kusht.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë përkrah qytetarëve të Hong Kongut që kërkojnë t’i përgjigjen sulmeve të Pekinit mbi liritë dhe autonominë e territorit të kthyer nga Britania e Madhe në Kinë në 1997”, shtoi sekretari amerikan i Shtetit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.