Gjylameti në Pogradec/ Një grua e fuqizuar është nënë e mrekullueshme që edukon më mirë brezat

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Kandidatja e Partisë Socialiste në Pogradec, Blerina Gjylameti zhvilloi një takim elektoral brenda masave antikovid me dhjetëra vajza dhe gra të qytetit.

Në takimin e radhës me gratë Gjylameti vuri theksin tek investimet dhe tek projektet e qytetit për të ardhmen, por veçanërisht ajo u ndal në rolin e gruas në ekonominë lokale dhe jo vetëm.

“Kam takuar shumë gra dhe vajza gjatë këtyre ditëve, kemi diskutuar sesi duhen adresuar ato, kemi diskutuar, se si duhet të jemi zëri i atyre që jetojnë në fshat dhe i atyre që jetojnë në qytet. Të atyre që kanë mundësi dhe të atyre që mundësia i është mohuar dhe atyre që kanë krah dhe dyert e hapura dhe atyre që nuk kanë mbështetje. Kemi diskutuar për problematikat që kanë të bëjnë kryesisht me forcën më të madhe të shoqërisë shqiptare të gruas, për ta fuqizuar ekonomikisht, sepse një grua e fuqizuar është një nënë e mrekullueshme që edukon mirë brezat”, u shpreh Gjylameti. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.