Gjonaj: Vaksinimi masiv, arritje madhore që na rendit ndër vendet e para në botë

TIRANË, 17 prill/ATSH/- Vaksinimi masiv është një arritje madhore që na rendit ndër vendet e para në botë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila është kandidate për deputete e PS për Qarkun e Tiranës, ka zhvilluar këtë të shtunë në mëngjes disa takime elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 25-prillit me banorët e njësisë 7.

Gjonaj ka nënvizuar me banorët e zonës së njohur si “Fusha e Aviacionit”, se Shqipëria është duke buzëqeshur dhe po çlirohet çdo ditë e më shumë nga pandemia COVID 19 dhe kjo falë masave të marra nga qeveria socialiste përmes fushatës së vaksinimit.

“Vaksinimi masiv është një arritje madhore që na rendit ndër vendet e para në botë. Tek Njësia7 në takimin me banorët e QV1888/1, e pashë në sytë e tyre shpengimin dhe çlirimin nga pesha e pandemisë, e ndjehet menjëherë se Shqipëria vërtet po buzëqesh dhe do të vijojë edhe të lulëzojë e përparojë pa ndalur”,- thekson Gjonaj.

“Votojmë PS 12 dhe vendi do të ketë gjithë mundësitë e shanset të ecë në zbatimin e plotë të reformave të mëdha që kemi nisur për shqiptarët.”,-nënvizon ajo.

Po ashtu, Gjonaj ka zhvilluar dhe një takim me votues të qendrës së votimit 1887 ku theksoi mbështetjen e këtij komuniteti për Partinë Socialiste.

“Te Njësia 7 zhvilluam një tjetër takim komunitar me banorët dhe zgjedhësit e QV 1887 që sigurojnë se votat e tyre janë për PS12 dhe shprehen plot besim për një fitore të padiskutueshme të rrugës pa ndalim të zhvillimit”,- bënë apel Gjonaj.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.