FOTOGALERI/ Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed- Flatrat e Veriut” gati për fluturimet e para

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Nga nesër në aeroportin ndërkombëtar të Kukësit “Zayed – Flatrat e Veriut” do të nisin zyrtarisht fluturimet e para me ata që Kryeministri Rama, i quan pasagjerët VIP, “çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra”.

Aeroporti i Kukësit është ndërtuar dhe studiuar mbi bazën e konceptit për t’i shërbyer trevave shqiptare, si të Shqipërisë, Kosovës, por edhe Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Aeroporti i Kukësit do të jetë i dedikuar për kompanitë low cost, që ofrojnë shërbime cilësore me çmime të ulëta.

Të punësuarit në këtë aeroport do të jenë nga zonat rreth Kukësit, përveç atyre pozicioneve që kërkojnë trajnime apo licencime të specializuara.

Aeroporti i Kukësit ka një territor prej 512 mijë metra katrorë, me një gjatësi piste prej 1900 metrash dhe gjerësi 45 metra. Kategoria e tij është 3C, për akomodimin e avionëve turboprop dhe avionëve me turbina rajonalë. Kapaciteti i projektuar është rreth 1 milion pasagjerë në vit. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.