Dubai i Mesdheut/ Durrësi, me portin turistik dhe atë tregtar në Porto Romano

TIRANË, 17 prill /ATSH – I. Vata- Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te ndërtimi i portit turistik në Durrës, më i madhi në Mesdhe dhe porti i ri tregtar në Porto Romano në një port europian.

Rama tha se me ndërtimin e dy porteve në Durrës dhe Porto Romanë do të ketë një zhvillim të madh ekonomike dhe më shumë punësim, jo vetëm për Durrësin, por dhe për Shqipërinë.

“Unë dje isha këtu me prezantimin e portit turistik. Ai port turistik do jetë Durrësi juaj, jo thjeshtë për çfarë do ndërtohet, por do jetë Durrësi juaj për sa shumë të rinj dhe të reja punësohen, dhe jo punë të paguar pak, por punë të paguar mirë, sepse menjëherë me fillimin e punës në kantier brenda pak javësh do fillojë puna për të ngritur dhe shkollën profesionale në bashkëpunim me kompaninë Emaar, një shkollë profesionale të klasit të parë botëror.  Porti turistik i Durrësit do jetë Dubai i Mesdheut dhe duhen dhjetëra e dhjetëra, profesione zanate njerëzish të super të kualifikuar në atë gjënë e vogël për të gjithë atë kategori vizitorësh që vijnë. Do vijnë njerëzit më të pasur të botës siç shkojnë në të Mal të Zi, por këtu është më shumë se dyfishi, se ky është porti më i madh i Mesdheut turistik, dhe ata njerëz janë mësuar me shërbime të klasit më të lartë”, tha ai.

Në vijim, Rama shtoi se “nga ana tjetër porti i ri tregtar në Porto Romane, është një tjetër port që i hap Durrësit dhe Shqipërisë për një tregti krejtësisht ndryshe nga këtu, këtu bashkëjetojnë bashkë skrapi, qymyri, kromi, robi edhe ju e dini po u ngrit era ju vjen ju qymyri. Porti do të jetë një port europian. Gjithë ajo do të bëhet një zonë tregtare me investime që do të vazhdojnë me fabrika të mëdha. Të gjitha këto kërkojnë krah pune të kualifikuar”.

“Dhe ndërkohë në Durrës do të ngrihet qendra  që po ngrihet në Tiranë, ka filluar punë pjesërisht te stadiumi, por do jetë të piramida, që është ngritur në Korçë të biblioteka e re, do ngrihet në Durrës, Vlorë, Shkodër do të ngrihet në të gjitha qendrat urbane të Shqipërisë që ju të shkoni të mësoni gjuhën e kompjuterit”, tha ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.