Delvinë/ Enti Kombëtar i Banesave investim për ndërtimin e një objekti 6-katësh, strehohen 30 familje

TIRANË, 17 prill/ATSH/ Në Delvinë, Enti Kombëtar i Banesave do të investojë për ndërtimin e një objekti 6-katësh, me kosto të ulët ndërtimi dhe me standarde bashkëkohore.

Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste, në Sarandë Anila Denaj tha se 30 familje, nga shtresa të ndryshme sociale do të të mund të kenë shtëpinë e tyre, ndërsa do të punësohen 150 persona.

“Edhe në mandatin e tretë do të vijojmë të mbështesim shtresat në nevojë në qytete të ndryshme të vendit, për t’iu siguruar mirëqenie”, deklaroi ajo gjatë një takimi me banorë të Delvinës. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.