Braçe: Vlerësoni punën kundrejt atyre që kanë bërë zero punë

TIRANË, 17 prill /ATSH – I. Vata-Kandidati për deputetet në Fier, zv.kryeministri Erion Braçe deklaroi sot se “duhen vlerësuar ata që punojnë, prandaj mos e rrëzoni punën”.

Braçe thekson se “ne i shohim të gjithë në sy edhe majtas edhe djathta dhe duam të na vlerësoni punë, kundrejt atyre që nuk kanë bërë asgjë”.

“Sepse ne i shohim të gjithë në sy, shohim majtas, shohim dhe djathtas. Puna na ka dhënë mundësinë ti shohim të gjithë njësoj, me punë e prej punës. Ndaj duam nga gjithkush, vlerësim veç për punën. Nëse dikush ka punuar me shumë se ne,  ka bërë më shume se ne, votoni për ta. Por nëse nuk kanë bërë asgjë, zero pune e zero vepra, mos e rrëzoni sistemin e vlerësimit prej punës. Mos e rrezoni punën”, shprehet ai.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.