Apeli për Zuckerbergun: Fshiji projektet Instagram për fëmijët

NJU JORK, 17 prill /ATSH-ANSA/ – Një apel ndaj Mark Zuckerberg për të tërhequr projektin në Instagram për fëmijët nën 13 vjeç, një projekt në të cilin rrjeti social do të punonte sipas njoftimeve që u përhapën disa javë më parë.

”Projekti do të vinte fëmijët nën 13 vjeç në rrezik të madh”, shkruan një organizatë jofitimprurëse e përbërë nga 35 shoqata të konsumatorëve që beson se marketingu i synuar për fëmijët, së bashku me kohën që ata kalojnë në Instagram dëmton zhvillimin e tyre të shëndetshëm.

“Ndërsa mbledhja e të dhënave të vlefshme dhe kultivimi i një gjenerate të re të përdoruesve mund të jetë e mirë për vijën fundore të Facebook, ka të ngjarë të rrisë përdorimin e Instagram nga fëmijët që janë veçanërisht të prekshëm nga manipulimi dhe aftësitë e shfrytëzimit të platformës”, shton ajo.

Edhe pse Instagram dhe Facebook kërkojnë që përdoruesit të jenë të paktën 13 vjeç, shumë nën 13-vjeçarë në të vërtetë gënjejnë për moshën për të krijuar një profil. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.