95% e shërbimeve online, reforma drejtësi po merr jetë/ Beteja e PS-së duhet të vazhdojë me patjetër

TIRANË, 17 prill/ATSH/- 95% e shërbimeve sot merret online. Reforma në Drejtësi po merr jetë dhe pikërisht për këto dhe shumë të tjera, beteja e Partisë Socialiste vijon dhe duhet të vazhdojë me patjetër.

Në takimin elektoral me të rinjtë e qytetit të Durrësit, Kryeministri Edi Rama, tha se “nëse do e kthejmë kokën pas nga u nisëm, sot jemi në një pjesë të rëndësishme të ngjitjes sonë, sepse sot, 95% e shërbimeve merren nga telefoni, ose nga kompjuteri më i afërt”.

“Unë e di shumë mire, që në çdo vend të Shqipërisë dhe në Durrës, ka deri në drejtor që nuk e meritojnë të jenë në atë pozicion. E di shumë mirë që si në çdo vend të Shqipërisë ka njerëz në zyrat e shtetit, që duhet t’i shërbejnë popullit, që nuk e meritojnë të jenë në ato zyra. Por ama e di shumë mirë dhe një gjë tjetër, nëse do e kthejmë kokën pas nga u nisëm, sot jemi në një pjesë të rëndësishme të ngjitjes sonë, sepse sot, 95% e shërbimeve merren nga telefoni, ose nga kompjuteri më i afërt”,- tha Rama.

“Jo të gjitha janë me cikël të mbyllur. Sot ti aplikon për hipotekën nga celulari, por jo të gjitha pjesët e territorit të Shqipërisë, ku një pjesë e pronave pra janë në databazën qendrore online, dhe prandaj për pjesë të caktuara të duhet të shkosh në zyrën e hipotekës. Pse nuk e di unë se si është zyra e hipotekës në Durrës. Zyra e hipotekës në Durrës është ferri qytetarëve, Ferr!1”,- tha Rama.

“Pikërisht sepse procesi i kalimit të të gjitha të dhënave, në bazën qendrore kompjuterike nuk ka përfunduar, e dini pse ska përfunduar sepse nuk është një regjistrimi të dhënash automatike, që nga letra kalojnë në kompjuter, por sepse është një lesh e i dokumentash të mbivendosura dhe një kaos i krijuar nga vendime gjykatash, të bëra në dekada nga ajo drejtësi e cila i qëndroi shqiptarëve mbi kokë, si çekiçi i gjykatësit jo për ti dhënë drejtësi, por për ta shitur drejtësinë dhe për ta blerë drejtësinë. Ky është një proces që vazhdon, një luftë që vazhdon. Nëse luftrat do të ishin të thjeshta, do i kishin bërë të gjithë. Nëse këto beteja do ishin të thjeshta do i kishin bërë të tjerët para nesh, s’do ishte nevoja fare as për mua, as për Anin, as për Adin, Aa për askënd nga këto, që i shihni këtu. Do i kishin bërë të tjerët, por pikërisht pasi tjetër para nesh nuk i bënë këto gjëra, por i ngatërruan më keq, beteja jonë, duhet të vazhdojë me patjetër”,- tha Rama.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.