100 arritje në 4 vite/ 20 milionë pemë të reja të mbjella në të gjithë territorin e Shqipërisë

TIRANË, 16 prill/ATSH/ Qeveria ndërmori nismën për mbjelljen e mijra pemëve duke rritur sipërfaqet e gjelbëruara.

Kryeministri Edi Rama  iu drejtua ndjekësve në Instagram me pyetjes se me sa rrënjë pemësh të reja kemi mbjellë vetëm vitet e fundit, 10 milionë apo 20 milionë?

Rama shprehet se janë “20 milionë pemë të reja të mbjella në të gjithë territorin e Shqipërisë”.

Strategjia për një Shqipëri me 20 milionë e 200 mijë pemë më shumë brenda vitit 2020 përfshiu të gjithë territorin e vendit, nga veriu në jug.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.