Zgjedhjet e 25 prillit/ Soreca: Do të vizitoj një numër të madh të qendrave të votimit

TIRANË, 16 prill /ATSH/ Kreu i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca u shpreh sot se gjatë ditës së zgjedhjeve më 25 prill do të vizitojë një numër të madh të qendrave të votimit, së bashku me ambasadorë të tjerë të vendeve të BE në Shqipëri.

Ai shprehet se BE inkurajon qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID-19.

“Së bashku me shumë kolegë të Bashkimit Europian të Shteteve Anëtare do të vizitoj një numër të madh të qendrave të votimit në ditën e zgjedhjeve. Ne inkurajojmë qytetarët e Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke respektuar të gjitha masat kundër COVID-19. Bashkimi Europian qëndron pranë Shqipërisë”, tha Soreca. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.