VARSHAVË – Polonia dhe Rusia dëbojnë respektivisht nga tre diplomatë

VARSHAVË, 16 prill /ATSH-PAP/ – Polonia dëboi tre diplomatë rusë në lidhje me sulmet kibernetike të kryera në SHBA nga Federata Ruse.

Lajmi për dëbimet erdhi pasi ambasadori rus u thirr në Ministrinë e Jashtme polake.

“Ambasadori u informua se tre punonjës të Ambasadës së Federatës Ruse konsideroheshin ‘persona non grata’ për shkak të sjelljes së dëmshme për interesat e Republikës së Polonisë”, tha ministria në një deklaratë.

“Polonia shpreh solidaritetin e saj të plotë me vendimet e marra nga SHBA më 15 prill mbi politikën e saj ndaj Rusisë”, shtoi deklarata.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden kishte nënshkruar një urdhër ekzekutiv që vendos sanksione të mëtejshme ndaj Rusisë në lidhje me ndërhyrjen e saj në zgjedhjet e SHBA dhe sulmet e piraterisë.

Sanksionet shtrihen në kufijtë e tregtisë së obligacioneve të qeverisë ruse dhe dëbimin e 10 diplomatëve.

Sanksionet vijnë si përgjigje e sulmeve të piraterisë kundër agjencive qeveritare të SHBA vitin e kaluar dhe dhënies së çmimeve nga Kremlini për sulmet ndaj trupave amerikane në Afganistan, si dhe përpjekjeve për të ndërhyrë në zgjedhjet e SHBA në vitin 2020.

Edhe Rusia dëboi tre diplomatë polakë, disa orë pasi Ministria e Jashtme polake njoftoi se tre rusë nga ambasada e Moskës në Varshavë do të deportoheshin në lidhje me sulmet kibernetike ruse kundër SHBA.

Lajmi për dëbimet erdhi nga senatori rus dhe nënkryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme ruse, Vladimir Jabarov, i cili theksoi se polakët do të marrin një përgjigje jo më pak të ashpër./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.