Sondazhi i Euronews Albania/ PS fiton Tiranën me 41.5%, PD 36.5%

TIRANË, 15 prill/ATSH/ Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin të dielën Partia Socialiste do të kryesonte në qarkun e Tiranës duke marrë 41.5% të votave. Partia Demokratike do të merrte 36.5% ndërsa LSI, 5.9%.

Me këtë rezultat të qarkut të Tiranës, duke analizuar prirjen e votës së të pavendosurve në zgjedhjet e shkuara, MRB ka parashikuar si projeksion, që PS të kryesojë me 5.7% ndaj PD-së, ndërsa LSI të shkojë në kuotën e 6.7%.

Për sa i përket mandateve sondazhi nxjerr PS me 18 mandate, PD me 16 mandate dhe LSI me 2 mandate

Sondazhi i dytë në nivel qarku për Tiranën dhe Durrësin u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 715 intervista ballë për ballë në Tiranë dhe 425 në Durrës me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga 27 shkurti deri më 31 mars./j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.